Marrëdhëniet e tensionuara mes Korsesë së Veriut dhe asaj të jugut po rriten akoma më shumë.
Pheniani gjatë ditëve të fundit ka rritur akoma më shumë numrin e trupave ushtarakë në kufirin jugor, duke shkelur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2018 ne Seulin. Rritja e prezencës ushtarake u njoftua nga vetë autoritetet e Koresë së jugut, të cilat ishin të parat që pezulluan pjesërisht marrëveshjen para disa ditëve, pas satelit spiun që lëshoi Koreja e Veriut.
Një zyrtar i ushtrisë së Koresë së Jugut i tha agjencisë AFP se Pheniani së fundi kishte dërguar personel të armatosur dhe pajisje në pikat kufitare. Ndërkohë agjencia e lajmeve, Yonhap raportoi se koreano-veriorët prej të premtes kanë nisur të rindërtojnë pikat e rojeve kufitarë, duke shtuar në total 11 pika kontrolli të cilat u hoqën në bazë të marrëveshjes vjeçare.
Por veprimet ushtarake të Phenianit kanë alarmuar, Korenë e Jugut e cila ka dislokuar në kufi agjentët vëzhgues. Edhe pse Kombet e Bashkuara kanë miratuar disa rezoluta për Korenë e veriut që i ndalojnë përdorimin e teknologjisë balistike, kjo gjë nuk e ka ndalur liderin koreano-verior Kim Jong Un i cili lëshoi satelitin Malligyong-1.
Kjo ishte përpjekja e tretë e këtij shteti për të lëshuar satelit në hapësirë, pas dështimeve në maj dhe gusht. Lëshimi i satelit të spiunazhit, sipas ekspertëve, do të rrisë akoma më shumë aftësitë e Koresë, aftësitë e inteligjencës së Koresë së Veriut.
Top Channel