Flamurtari ka shkarkuar Emiliano Çelën nga posti i trajnerit, vendim që ka ardhur pas humbjes 2-0 ndaj Bylisit në kampionat të djelën.
Në një postim në rrjetet sociale klubi vlonjat bën me dije se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Çelën.
“Zyrtare! Emiliano Çela nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club. Flamurtari F.C dhe trajneri kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë trajnerin Emiliano Çela dhe stafin për punën e përkushtuar deri tani. Flamurtari Football Club për respekt të fanellës dhe tifozerisë vlonjate tërheq vëmendje për gjestet jo sportive të kapitenit të ekipit Denis Pjeshka, zv. kapitenit Behar Ramadanit dhe sulmuesit Alexandro Di Estefano duke ju rikujtuar mbi të gjitha se në këtë ekip janë të shenjta ngjyrat dhe qytetaria vlonjate”-shkruan Flamurtari.
Top Channel