25/11 16:26
Brahim Diaz nuk është i vetmi që ka shqetësuar trajnerin Carlo Ancelotti në ndeshjen e fundit të Real Madrid, atë ndaj Cadiz, që përfundoi me fitoren 0-3 të “Los Blancos”.
Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku italian zbuloi se edhe Luka Modric ka pësuar një problem fizik, gjë që do e mbajë kroatin për pak kohë jashtë fushës së blertë.
“Modric ka një mbingarkesë dhe mendoj se është pikërisht kjo. Ai luajti shumë mirë, në një pozicion që nuk është i tij në nivel mbrojtës.”-tha Ancelotti.
Gjendjet e Diaz dhe Modric do të vlerësohen në ditët në vijim, teksa deri më tani në infermierinë e Real-it, pa përmendur dy emrat e fundit janë: Vinicius, Guler, Militao, Kepa, Courtouis, Camavinga dhe Tchouameni.
Top Channel