“Alpe të pastra”/ Gjenden 13.8 kg kanabis në një shtëpi të pabanuar afër lumit Kir në Shkodër
27/11/2023 10:59
Janë gjetur 13.8 kg kanabisi dhe sende për përpunimin e lëndës në një shtëpi të pabanuar në afërsi të lumit Kir në Shkodër.
Në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”, ditën e djeshme u arrestuan tre persona dhe gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim. Këta nëntë persona vepronin si një grup kriminal nën fushën e narkotikëve. Ata kanë kultivuar 10 mijë e 274 bimë kanabisi, të cilat u kapën dhe u asgjësuan në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra” dhe dyshohet se kanë kultivuar kanabis edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel