Përplasjet në protestë, Kreshnik Spahiu: Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh, por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër? 08/11 17:06
Aeroporti i Vlorës pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.
Me punën në disa fronte njëkohësisht, po mundohemi ta mbyllim në dhjetor të vitit që vjen, u shpreh zëvendës/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në inspektim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cikli pa pistën, terminalin prej 20 mijë metrash katrorë. Punimet vijojnë edhe për kullën e operimit, godinën e zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Me përfundimin e punimeve, aeroporti mund t’i nënshtrohet testimeve për certifikim ndërkombëtar.
Top Channel