39 adoleshentë palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në ditën e tretë të armëpushimit të luftës Izrael-Hamas.
Sipas CNN, autobusi me adoleshentët mbërriti në qendër të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor të dielën në mbrëmje me orën lokale.
Shërbimi i Burgjeve i Izraelit konfirmoi se kishte liruar 39 të burgosur dhe të paraburgosur nga gjithsej shtatë burgje izraelite (gjashtë në Izrael dhe një në Bregun Perëndimor të pushtuar), si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit. Ata ishin ishin djem të moshave 18 vjeç e lart, dy janë 15 vjeç dhe më i vogli është 14.
Ata u arrestuan pa e ditur akuzën. Gjashtëmbëdhjetë nga të liruarit po vuanin dënimin për sulme ndaj izraelitëve, sipas informacionit të marrë nga Shërbimi i Burgjeve të Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, një organizatë joqeveritare që mbron të drejtat e të burgosurve.
23 të tjerët të liruar ishin mbajtur nën paraburgim administrativ shkruan CNN, një praktikë e kritikuar gjerësisht në të cilën një i paraburgosur nuk ka dijeni për asnjë akuzë kundër tyre dhe çështja e tyre nuk i nënshtrohet asnjë procesi ligjor.
Ndërsa armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyn sot në ditën e tij të katërt dhe të fundit, të dyja palët kanë diskutuar mundësinë e zgjatjes së tij, një masë e cila ka mbështetjen e vendeve kyçe, duke përfshirë SHBA-në dhe Katarin.
Top Channel