Mbyllet Botërori i Formula 1/ Verstappen fiton garën e 19 sezonale, Mercedes para Ferrarit

26/11/2023 16:40

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur Botërori i vitit 2023 në Formula 1.

Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total. Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.

Klasifikimi përfundimtar i pilotëve:

– Verstappen 575 pikë

– Perez 285

– Hamilton 234

– Alonso 206

– Leclerc 206

– Norris 205

– Sainz 200

– Russell 175

– Piastri 97

– Stroll (Can) 74

Ndërkohë, sa i takon garës, Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit monegask nuk i mjaftoi Ferrarit që ta mbyllte në vendin e dytë garën për konstruktorë. Një pozicion që në fund i përket Mercedesit teksa në pistën e Yas Marina, dy pilotët e skuderisë gjermane, Russell dhe Hamilton e mbyllën garën respektivisht në vend të tretë dhe nëntë.

Klasifikimi përfundimtar për konstruktorë:  

– Red Bull 860 pikë

– Mercedes 409

– Ferrari 406

– McLaren 302

– Aston Martin 280

– Alpine 120

– Williams 28

Për të vijuar me renditjen e garës së fundit, Sergio Perez e kaloi vetëm i katërti vijën e finishit ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Norris, Piastri, Alonso, Tsunoda si dhe Stroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA