29/12 02:13
Një rrëmujë gjatë një festivali muzikor në një universitet në Indinë jugore të shtunën, vrau të paktën katër studentë dhe plagosi 60 të tjerë, sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India.
Fatkeqësia ndodhi në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Cochin në shtetin Kerala, ku studentët po shijonin një ngjarje muzikore që u ndërpre nga shiu. Kjo bwri audiencën të vraponte për të kërkuar strehim, duke rezultuar në një rrëmujë.
Të paktën dy persona në mesin e të plagosurve janë në gjendje kritike, njoftoi media Indian Express. Pinarayi Vijayan, zyrtari më i lartë i zgjedhur në Kerala, tha se kishte urdhëruar një hetim.
Top Channel