Përplasjet në protestë, Kreshnik Spahiu: Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh, por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë këtë të dielë një videomesazh të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, në të cilën ky i fundit u bënë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në Tiranë.
“Faleminderit Ferizaj! Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Paradën kuq e zi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.
“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.
28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë. Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive”- thekson Aliu.
Top Channel