Mbetën të bllokuar në mjetet e tyre për shkak të dëborës, evakuohen dhjetëra persona në Qafë Murriz

25/11/2023 21:52

50 persona janë shpëtuar nga automjetet që mbetën të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murriz.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të posaçme nxorën pasagjerët nga zona e rrezikuar, për t’i transportuar drejt Klosit, Bulqizëa dhe Peshkopisë.

Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.

Drejtuesit e mjeteve po qëndrojnë në makina, pasi pritet që të fillojë lëvizja e automjeteve.

Polica bën thirrje shoferëve të shmangin qarkullimin në Rrugën e Arbrit, njëkohësisht të zbatojnë rregullat rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA