Manchester City dështon në tentativën e tij për t’u arratisur në kampionatin anglez të futbollit.
Në Etihad Stadium skuadra kampione në fuqi e Anglisë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Liverpoolin, një prej skuadrave ndjekëse të tij me të dyja skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila.
Ishte një ndeshje me ritme të larta, me skuadrat që dueluan në mesfushë me synimin për të përfituar nga gabimet e njëra-tjetrës.Nga njëra anë ishte Alisson që gaboi por që Foden nuk e shfrytëzoi, në anën tjetër Darëin Nunez në minutën e 16 pati shansin për Liverpoolin me uruguajanin që pasi u ndal në tentativën e parë nga Ederson, nuk shfrytëzoi të dytën për të dërguar topin në rrjetë. Rezultati i zhbllokua në minutën e 27 dhe ishte Manchester City që e bëri teksa Haaland shfrytëzoi një pasim të Ake për t’i dhënë avantazhin Citizens duke shkuar në 50 gola të shënuar në Premier League angleze në 48 ndeshje të luajtura, duke vendosur një rekord të ri. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Manchester City.
Në pjesën e dytë Julian Alvarez ishte ai që shpërdoroi një rast shumë të mirë për të dyfishuar rezultatin, ndërsa Ruben Dias iu anulua goli i tij po për Citizens për një faull të Akanjit ndaj Alisson. Në këtë pikë Klopp rizgjoi skuadrën e tij me zëvendësimet dhe në minutën e 79 Alexander Arnold pas një assisti të Salah barazoi shifrat në 1-1 për Liverpoolin. Një rezultat ky që nuk ndryshoi deri në përfundim të 90 minutëshit me manchester City që shkon në 29 pikë, ndërsa Liverpool janë me 28.Neëcastle tregon forcën ndaj Chelsea. Në St.James Park skuadra e Magpies shkatërroi Blutë e londrës me rezultatin 4-1.
Newcastle e nisi vrullshëm ndeshjen dhe pas 13 minutave lojë mori avantazhin me Isak. Neëcastle përpak dyfishoi shifrat pak caste më vonë, por në të 23 Chelsea barazoi me Raheem Sterling me pjesën e parë që u mbyll pikërisht me rezultatin 1-1. Në pjesën e dytë Newcastle shënoi dy herë të tjera brenda 15 minutave të para të këtij fraksioni me Lascelle që i dha avantazhin 2-1 Magpies, ndërsa Joelington i coi shifrat në 3-1.
Chelsea pësoi një goditje të rëndë psikologjike dhe në minutën e 73 mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të James. Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi i ndeshjes, Gordon fiksoi përfundimisht fitoren 4-1 të Newcastle që shkon në 23 pikë në vendin e 6, ndërsa Chelsea mbetet me 16 dhe është në vendin e 10
Top Channel