Çelet ekspozita e piktorit Helidon Haliti “Shqipëria Ime”, në Presidencë

25/11/2023 13:56

U çel në ambientet e Institucionit të Presidencës ekspozita “Shqipëria ime”, e piktorit të njohur Helidon Haliti.

Ekspozita përfshinte 50 piktura akuarel të Mjeshtrit të Madh me peisazhe nga vise të ndryshme të Shqipërisë.

Në çelje të ekspozitës morën pjesë nxënës dhe studentë të arteve pamore, artistë, studiues dhe personalitete të shumta të trupit diplomatik dhe të shoqërisë shqiptare.

Presidenti Begaj u shpreh për promovimin e artistëve të cilët i vlerësoi si “ambasadorët më të mirë te Shqipërisë”, ndërsa propozoi zgjerimin e hartës së qendrave të artit në të gjithë Shqipërinë, për të mos u mjaftuar vetëm me Tiranën.

“Institucioni i Presidencës është i hapur për ekspozita por do të gjykoja që ekspozita të tilla lëvizëse mund të bëhen edhe në qytete të tjera, sepse nuk duhet t’a shohim vetëm Tiranën si kryeqendër të artit pasi dhe qytetet e tjera meritojnë të kenë vëmendjen tonë. Çelja e kësaj ekspozite me pamje nga viset shqiptare në një farë mënyre është jo vetëm kthimi i profesorit në Atdhe por edhe prezantimi i këtij arti patriotik”, tha Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA