Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujorin e tretë me 4.7 për qind.

Gjatë periudhës korrik-shtator që përkon me tremujorin e tretë të vitit konsumi i energjisë elektrike në vend shënoi një rritje me 4.7 për qind referuar të dhënave të Institutit të Statistikave.

Rritje të përdorimit të energjisë kishte si nga familjet ashtu edhe nga bizneset. Temperaturat e larta të verës, por edhe fluksi i madh i turistëve bëri që bizneset e sektorit por edhe industrive mbështetëse të tyre të punonin me kapacitet të plotë.

Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 5,2%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 4,3%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Por Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,9 %. Kjo ecuri pozitive lidhet me faktin e një viti hidrik të favorshëm sikurse ka rezultuar ky vit.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17,5% dhe u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,7%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 21,5% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike”, nënvizon INSTAT.

Falë një situate më të favorshme hidrike importet kanë rezultuar më të ulëta se një vit më parë ndërkohë që edhe eksportet kanë rezultuar më të ulëta për faktin që ndryshe nga viti 2022 kompanitë publike u treguan më të kujdesshme me menaxhimin e rezervës hidrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA