Muzeu për arbëreshët në Krujë, Rama: Hapësirë komunikimi mes brezash

24/11/2023 12:08

Dy ditë pas festimeve për Ditën e Arbëreshëve kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për hapjen e një muzeu në qytetin e Krujës posaçërisht për ta.

Kryeministri ndau pamje të ndërtesës që ndodhet në zonën muzeale të Krujës e cila do të quhet “Shtëpia e Arbëreshëve”.

Kjo shtëpi që hap dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, tha Rama nuk është thjesht muze, por një hapësirë ku do të dialogohet dhe komunikohet mes brezash.

“Pas shekujsh mërgimi arbëreshët “kthehen” në shtëpi. Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”, një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë, të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore”, shkruan Rama krahas videos së postuar prej tij në rrjet.

Arbëreshët nga krahina të ndryshme të Shqipërisë janë vendosur në Jug të Italisë që prej më shumë se 600 vjetësh. Sot, në të gjithë Italinë, njihen zyrtarisht 50 komunitete arbëreshe që nuk e kanë harruar vendin e të pareve si dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet, festat, traditat, ritet e besimet e paraardhësve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA