
Në kuadër të ditëve të konsultimeve publike për ligjin e librit, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit edhe njëherë u nxit debati në lidhje me pesë kopjet e detyrueshme që duhen dorëzuar në Bibliotekë.
Piro Misha theksoi edhe njëherë mungesën e hapësirës në Bibliotekën Kombëtare.
Botuesit nga ana tjetër i cilësuan të tepërta pesë kopjet, duke kërkuar reduktimin në tre të tilla. Si dhe kërkuan uljen e taksës nga 15 për qind në 10 për qind, ose më pak nëse është e mundur, duke pasur parasysh që prodhimi i librit nuk është si linjat e tjera që prodhojnë çdo ditë të vitit.
Nga ana tjetër pirateria e librit është një shqetësim real për të cilën botuesit folën gjatë, duke u shprehur se edhe ndjekja ligjore, apo edhe ndihma e kërkuar nga institucionet nuk e ka zgjidhur këtë problematikë.
Top Channel