Video dramatike/ Shoferi që përplasi makinën luksoze në kufirin e Kanadasë pësoi një ‘emergjencë mjekësore’, thonë zyrtarët (fotot)

23/11/2023 15:49

Një biznesmen nga New York që përplasi makinën e tij 300 000 dollarëshe Bentley në barrierat e kufirit mes SHBA e Kanadasë, mund të ketë pësuar një emergjencë mjekësore, thanë sot zyrtarët.

56-vjeçari që nuk është emëruar ende, besohet se ka humbur ndjenjat në timon dhe siç shihet nga pamjet e rënda, ka goditur barrierat e kryqëzimit me shpejtësi të lartë duke fluturuar disa metra në ajër ne vendndodhjen pran ujëvarave te Niagaras.

Më pas makina e tij ka shpërthyer duke lënë të vdekur atë dhe gruan e tij që gjendej në makinë.

Çifti besohet se po shkonin në një koncert të grupit KISS në Toronto, i cili edhe ky më vonë ishte anuluar pasi vokalisti i grupit Paul Stanley u sëmur dhe u dërgua në spital, shkruan Daily Mail.

Përplasja fillimisht ndezi frikat për një sulm terrorist, por guvernatorja Kathy Hochul tha se ishte vetëm një aksident tragjik trafiku.

Rrjeti CNN tha se shoferi vinte nga një familje e pasur në Grand Isle, New York, dhe kishte pësuar ‘një episod të papritur mjekësor.’

Zyrtarët thanë mbrëmë se ishte një fat që zjarri madh i shkaktuar nga aksidenti dramatik nuk shkaktoi të tjera viktima.

FOTO GALERI
1/4
56-vjeçari që nuk është emëruar ende, besohet se ka humbur ndjenjat në timon dhe siç shihet nga pamjet e rënda, ka goditur barrierat e kryqëzimit me shpejtësi të lartë

Top Channel