Tifozi që goditi Grosson merr masën e dënimit: Jam penduar, ishte një gjest euforie

23/11/2023 16:30

Para disa ditësh në Francë u shënua një ngjarje që mund të përfundonte edhe në mënyrë tragjike teksa tifozët e Marseilles sulmuan me gurë autobuzin e Lyon duke plagosur në sy trajnerin Fabio Grosso.

Në Francë, kanë arrestuar një prej atyre që goditën autobuzin e Lyon teksa autori doli në gjyq aty ku theksoi se ishte penduar për veprimin e tij.

“Mora një gur të cilin e kishin hedhur tifozët e Lyonit dhe godita autobuzin. Më kapi euforia, por nuk doja të lëndoja askënd. Tani ajo që kam lënduar është vetëm ndërgjegja ime pasi kjo ngjarje do të më përndjekë gjatë gjithë jetës”, u shpreh autori 22-vjeçar.

Megjithatë, pavarësisht se shprehu pendesë, gjykata e dënoi të riun me katër muaj burg ndërsa ai nuk do të lejohet në futet në stadium për një periudhë trevjeçare.

Çfarë deklaroi Fabio Grosso

Nuk doja që fytyra ime të bënte xhiron e botës. Një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet më! Nuk jam unë personi më i rëndësishëm, në autobus ishin 40 persona. Mund t’i ndodhte dikujt tjetër ajo që më ndodhi mua.

Ishte edhe një autobus tjetër me tifozë. Mund të mos isha këtu sot duke biseduar me ju në lidhje me këtë ngjarje… Kemi kaluar në një vend ku kishte shumë gurë në anët e rrugës për shkak të punimeve. Kjo nuk është normale.

Nuk do ta gjejmë zgjidhjen duke hequr tifozët nga stadiumi. Duhet të përmirësojmë sigurinë. Kjo nuk duhet të ndodhë më, shpresoj që të mos presim që të ndodhe diçka më e keqe.

Kaluam në një vend ku nuk duhej të kalonim. Kishim dy motorë dhe dy makina si shoqërues. Në rrugën e kthimit kishim 4 makina dhe 20 motorë. Pse i bëjmë gjërat gjithmonë më vonesë?!”, u shpreh kampioni i botës me Italinë në 2006.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA