
23/02 22:38
“Nëse ai dëshiron të kthehet, ne do ta presim me krahë hapur”, kështu i komentoi trajneri i Lens, Franck Haise, lajmet për një largim të mundshëm të mbrojtësit Raphael Varane nga Manchester United.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, kreu i stolit të nënkampionëve të Francës theksoi se do e dëshironin rikthimin e mbrojtësit te klubi ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist, vetëm sipas kushteve të tyre.
“Me kontratën është tjetër gjë, lexova se edhe për Bayern Munich do të ishte e vështirë të paguante rrogën e tij dhe nëse do të ishte për ta… Megjithatë ndoshta ai dëshiron të kthehet dhe kush e di, por nëse dëshiron ne do ta presim me krahë hapur”, theksoi Haise./ Super Sport
Top Channel