Mbi 700 mijë udhëtarë lëvizën përmes Portit të Durrësit në 9 muajt e fundit! Autoriteti Portual: Rriten të ardhurat me 6%

23/11/2023 12:39

Mbi 700 mijë udhëtarë zgjodhën portin detar të Durrësit për të hyrë e për të dalë nga Shqipëria gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, ndërsa 243 anijet tregtare të ankoruara në terminalet portuale kanë transportuar afro 2.7 milionë tonë mallra.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, ecuria në sektorin e udhëtarëve që zgjodhën transportin detar ka qenë pozitive. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 700,250 pasagjerë, ose 5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Në një vlerësim ekonomiko-financiar të APD-së për periudhën janar-shtator 2023, aktiviteti portual vlerësohet të ketë pasur rritje në disa sektorë duke ndikuar në qendrueshmërinë ekonomiko-financiare të tij, duke arritur dhe një rritje prej 6% të ardhura më shumë krahasuar me vitin 2022.

Ndërkohë të ardhurat për muajin shtator janë realizuar 21% më shumë. Në këtë muaj të parë të vjeshtës, Divizioni i Financës dhe Marrëdhënieve Tregtare në APD vlerëson se ka pasur tejkalim të realizmit të planit me 12%, kjo si rezultat i rritjes së volumeve të përpunimit të konteinerëve dhe autokonteinerëve, ndikim i cili është reflektuar dhe në totalin e periudhës 9 mujore.

Terminali i konteinerëve ka patur ecurinë më pozitive, duke përpunuar 30% më shumë njësi konteinerike, ose 21 % më shumë mallra fizike se janar-shtatori i vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA