Në fshatin Zhamë të Lushnjes janë grabitur në një banese rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës. Autorja është një grua dhe dyshohet se i ka hedhur një substancë për ta vënë në gjumë pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen. 

Jalldize Ibraliu, 65-vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë.

Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa i shoqi në punë.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe këto pamje te marra nga një shtëpi private, ku duket automjeti i gruas qe bëri vjedhjen dhe që tani është në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA