“Punë pa Teka”/ I moshuari përlotet për gruan që vuan nga sëmundja e Alzheimerit: Ajo nuk flet, nuk kemi as fëmijë 19/05 22:31
Garda e Republikës ka lejuar ditën e sotme deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në Kryesi.
Sekretariati i etikës pas kërkesës së mazhorancës mori masë disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dho Flamur Hoxha me përjashtim nga Kuvendi për dhjetë ditë, nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor.
Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera ku deputetët e përjashtuar nuk janë lejuar të hyjnë në Kryesi të Kuvendit për aktivitete partiake, këtë të enjte Garda ka vepruar ndryshe duke lënë opozitarët e përjashtuar të hyjnë për mbledhjen e grupimit të PD.
Top Channel