Seanca për pasuritë e Jamarbër Malltezit shtyhet për nesër në orën 12:00.

Gjyqtarja Miliana Muça ka kohë deri nesër para seancës të shprehet mbi kërkesën e SPAK që parashtroi se gjyqtarja Iliriana Olldashi duhet të përjashtohet nga gjykimi për konflikt interesi.

Deri në këto momente Miliana Muça nuk ka dhënë ende vendim nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e SPAK. Por ndërkohë nesër ka edhe një seancë tjetër, që mbahet po nga Iliriana Olldashi në të cilën avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkojnë shuarje të masave të sigurisë.

Olldashi pak ditë më parë zbuti masën e sigurisë për Malltezin dhe SPAK paralajmëroi se do të kundërshtojë çështjen në gjykatën e lartë dhe do kërkojë kthimin e Malltezit në burg. Anila Hoxha u interesua zyrtarisht nëse ka dorëzuar SPAK rekurs, dhe deri në këto momente nuk është dorëzuar ende një kërkesë e tillë.

Nuk dihet nëse SPAK do kërkojë përjashtimin e Olldashit për të njëjtat motive edhe nga ankimimi i të dyshuarve, procese që mbahen të premten; i Berishës ora 09:00 dhe i Malltezit ora 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA