08/11 14:14
Kombëtarja e Suedisë është vendosur në kërkim të një trajneri pasi mbylli marrëveshjen me Janne Anderson që qëndronte në krye të nordikëve prej shtatë vitesh.
I preferuari i Federatës së Suedisë ishte Graham Potter, ishi i Chelseat dhe Brighton.
Megjithatë, menaxheri britanik e ka refuzuar propozimin e kombëtares suedeze me pretendimin se kërkon të trajnojë një klub dhe të qëndrojë më shumë në kontakt me profesionin e tij duke ditur që puna e një trajneri kombëtareje nuk është e përditshme.
Preferenca e Potter është të qëndrojë pjesë e kampionatit anglez duke synuar edhe stolin e Manchester United në rast shkarkimi të Erik ten Hag.
Top Channel