Tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës.
Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi, fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.
Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.
Në mjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.
Top Channel