Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.
Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet po ashtu se nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë janë dërguar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona te dyshuar janë identifikuar, njeri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, theksohet në njoftim.
Mjeku: Dy prej pacientëve kanë lëndime në qafë dhe në trup, ndërsa një tjetër është dëmtuar në pjesën e kraharorit. Është krerë një pjesë e madhe e analizave dhe imazherive radiologjike.
Top Channel