Pronat e Gëzim Sallakut, nën akuzë për veprimtari kriminale, janë sekuestruar nga Prokuroria e Durrësit, me kërkesë të autoriteteve italiane.

Sallaku akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Me kërkesë të Gjykatës të Breshias në Itali, sekuestrohen dy objekte, dy prona dhe dy ojekte të deklaruara për legalizim. Pronat janë në emër të Sallakut dhe familjarëve të tij.

-Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; 

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Që në vitin 2014, në Prokurorinë e Durrësit është regjistruar procedimi penal, i rifilluar në vitin 2018, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.Sallaku i cili është marrë i pandehur dhe këtë vit është dërguar për gjykim.

Nga viti 2002, Gëzim Sallaku dyshohet se ka qenë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni antidrogë. Më pas ai u la i lirë bashkë me dy prej vëllezërve ndërsa hetimet për të vijojnë.

Ish-pronarit të ekipit të futbollit “Darfo” në Itali, i konsideruar nga policia e vendit fqinj si “person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë”, në tetor të vitit të kaluar iu sekuestruan pasuri në vlerën e 5,8 milion eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA