Banorët e Gosës thonë se 11 kilometra rrugë nacionale që lidh autostradën në dalje të fshatit me bregdetin e plazhin në Vilë-Bashtovë nuk ka sinjalistikë dhe mbrojtëse ndaj si rezultat shkaktohen aksidente.

Rruga një vit më parë i është nënshtruar rikonstruksionit, por kjo nuk i dha fund aksidenteve fatale që ndodhin në disa pika të saj. Më i fundit është ai i 5 ditëve më parë ku ka humbur jetën një banor 28-vjeç.

“Mungesa e sinjalistikës, kryesisht barrierave mbrojtëse në kthesa e ura, ka rezultuar me përfundimin e shumë mjeteve në kanal.”

Ky segment është i rëndësishëm sepse lidh 20 fshatra të zonës, ndërsa merr tjetër dimension gjatë sezonit turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA