Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se në takimin e përbashkët me liderët e pesë vendeve anëtare të Aleancës është diskutuar për sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe konfliktin në Ukrainë.

I ndalur te situata në rajon, Stoltenberg theksoi se Ballkani Perëndimor “është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ne kemi shkaqe për t’u shqetësuar”.

“Dhimbje koke” për Aleancën, sipas Stoltenberg, është kthyer situata në Bosnje Hercegovinë dhe ngecja e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu, rrezik të lartë për destabilizimin e rajonit sipas shefit të NATO-s përbëjnë edhe sulmet kibernetike të ardhura nga shtetet autoritare.

Sa i përket Kosovës, Stoltenberg përshëndeti edhe njëherë propozimet e fundit të asociacionit, duke theksuar se është koha të tejkalohen konfliktet rajonale të cilat po zgjasin tepër shumë.

Në këtë takim folëm me sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Maqedonia e Veriut është shembulli perfekt se si popuj me përkatësi të ndryshme etnike mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë bashkarisht shtetin në kohezistencë.

Pas disa minutash do të shënmojmë edhe 75-vjetorin e NATO-s dhe në samitin tonë të ardhshëm në Uashington do të vazhdojmë të ndërtojmë trajektoret tona për të ardhmen. Do të përforcojmë sigurinë dhe mbrojtjen e NATO-s kundër konkurrencës gjeostrategjike dhe do të mbajmë hovin në përkrahjen e NATO-s për Ukrainën.

Sot patëm mundësinë të diskutojmë të gjitha këto, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ne kemi shkaqe për t’u shqetësuar. Ne vërejmë rreziqe nga secesionismat në Bosnje Hercegovinë, situata në Kosovë me negociatat e ngecura mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe shtetet autoritare që cënojnë integritetin tonë demokratik me kanosje kibernetike. Unë ju drejtohem të gjithëve në rajon. Në çdo takim kam theksuar se është e rëndësishme të fokusohemi në dialog përballë konfliktit dhe luftës. Dhe kërkesat secesioniste e rrezikojnë paqen në Bosnje dhe Hercegovinë, dialogu është thelbësor për Beogradin dhe Prishtinën veçantërisht në rrugëtimin e tyre drejt prosperitetit dhe paqes.

Propozimet e fundit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë një hap i rëndësishëm para. Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale të cilat po zgjasin tepër shumë.

Gjithashtu diskutuam edhe për agresionin rus në Ukrainë. Të dyja palët duhet të ndërpresin konfliktin dhe i përshëndes ateatët e NATO-s që japin zgjidhje vitale dhe kjo është veçantërisht e rëndësishme kur situata në fushëbetejë është shumë e vështirë”- tha Stoltenberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA