SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve.

Së paku kështu përmendet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme që thotë për Breçanin, se kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Për SPAK Breçani iu ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.

Për Jonida Babameton pranohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ka kryer me dashje shkeljen e detyrës si specialiste e ZQK Interpol Tirana, duke ia vendosur në dispozicion informacionin e klasifikuar Dedan Gjonit, ish-shef i Krimeve në Kombinat.

Ai këtë informacion ia ka përcjellë personave të ndryshëm në konflikt me ligjin shton SPAK, jo zyrtarisht.

Dedan Gjoni dyshohet se ishte në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe ka komunikuar intensivisht për të saktësuar vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Në një bisedë të 24 shkurtit 2021 thuhet: Besoj se kësaj radhe jemi në shenjë, me qetësi do e marrim tani, jemi në kohë.

Po ata që po kërkoheshin dhe që po gjurmoheshin ishin Edmond Nela, Albert Nela dhe Silvi Nela dhe qëllimi ishte për t’i vrarë.

Personi që kryente orientimet ishte Bujar Ajeti dyshon SPAK, që ilustron nga bisedat e përftuara dhe përpjekjet e të tjerëve për të trafikuar kokainë nga vendet e origjinës drejt Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA