Lufta mes bandave kriminale pas viteve ‘90 në Lushnjë prodhoi dhjetëra viktima dhe kultivoi ndjenjën e hakmarrjes tek fëmijët që humbën të afërmit.
Laert Haxhiu, krijoi një bandë për hakmarrje ndaj grupit të Aldo Bares, por zgjeroi aktivitetin kriminal brenda dhe jashtë vendit duke kryer vrasje me pagesë dhe vepra të tjera të rënda.
Në puntatën e kësaj të mërkure Inside Story do të zbardhë të plotë dosjen hetimore që hedh dritë mbi serinë e krimeve me të dyshuar bandën e Laert Haxhiut. Dëshmia e plotë e të penduarit të drejtësisë dhe informacionet e dosjeve të ngjarjeve.
A ka personazhe të tjerë të rëndësishëm të krimit të organizuar që fshihen pas Haxhiut, apo ai vepron i vetëm në drejtimin e grupit kriminal?
Top Channel