Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 17-vjeçari me iniciale E. B., kishte grabitur një automjet. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Mursi, Konispol, Policia e Sarandës kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se autori ishte larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Gjirokastrës, kanë shkëmbyer informacionet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Si rezultat, i riu është arrestuar në Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që kishte vjedhur në fshatin Mursi. 17 vjeçari, banues në Librazhd, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan më datë 15 nëntor.
Policia ka sekuestruar automjetin e vjedhur, ndërkaq vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Top Channel