Artisti dhe ish banori i Big Brother VIP ka publikuar këngën më të re “Frymë”, e cila i kushtohet të voglës që presin bashkë me partneren e tij, Kiara Tito.
Mes vargjeve plot ndjenjë për vajzën që presin, në video janë disa prej momenteve më të bukura të këtyre muajve plot emocione.
Çifti e mbajti të fshehur lajmin e veçantë dhe zgjodhën ta bënin publik përmes këngës.
“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart.. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3”, shkruan moderatorja dhe artisti në Instagram.
Moderatorja e Fan Club DWTS është në pritje të ëmbël dhe ata priten të bëhen prindër të një vajze.
Kujtojmë se dashuria mes tyre nisi në Big Brother VIP, ku ata ishin konkurrentë dhe Ejlli arriti të rrëmbente çmimin e madh.
Top Channel