Dënohet piloti francez që vrau parashutistin me krahun e avionit pas hedhjes (fotot)

22/11/2023 16:48

Një pilot në Francë është ndaluar të fluturojë më pasi goditi duke i prerë kokën një parashutisti, me krahun e avioni të tij pas hedhjes në ajër.

40 vjeçari Nicolas Galy, ishte një nga dhjetë parashutistë në bord që u hodhën të parët nga avioni mbi Bouloc-en-Quercy, pranë Toulouse, në lartësi 5000 metra me kostum fluturimi me krahë në 2018.

Por kërcimi i tij përfundoi në tragjedi pas vetëm 20 sekondash  kur u godit nga krahu i avionit, i cili i këputi kokën duke e lënë të vdekur në vend.

Piloti i emëruar nga mediat franceze si 64-vjeçari Alain C., u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia sot nga gjykata e Montauban dhe iu dha dënimi i pezulluar me burg.

Shkolla e parashutistëve Midi-Pyrénées Skydiving ku punonte Alain u gjobit me 20,000 euro, por mediat vendase thonin se gjysma e gjobës ishte pezulluar.

Alain kishte thënë më parë në gjykatë se incidenti ishte ‘tragjedia e jetës së tij’ por insistonte se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe fajësonte viktimën Galy for devijim të avionit nga itinerari. Ai pretendonte se i riu po sillej në mënyrë të pakontrolluar dhe prandaj vuajti pasojat.

Rrjeti vendas Le Parisien raprotonte se nuk kishte pasur konsultime për itinerarin e avionit dhe rrugën pas kërcimit.

Por piloti thotë se kjo ishte e qartë për parashutistët me kostume fluturimi, edhe pse pranonte se kur ata nuk humbasin shpejt lartësi, mund të përplasen me avionin.

Ai insistonte se Galy, edhe pse ishte parashutist me eksperiencë dhe 226 hedhje, “nuk ndoqi kursin e lëshimit”.

“Ai ishte paralel me avionin … Nuk ishte përgjegjësia ime, itinerari fluturimit ishte korrekt,’ tha Alain sipas komenteve të publikuara nga The Times.

Pas hetimeve rezultoi se Alain kishte probleme dhe me liçencën e tij të fluturimit, e kufizuar prej disa problemeve shendetesore.

Avokatja e të afërmve të viktimës Emmanuelle Franck, dënonte pilotin që sipas saj kishte treguar “pakujdesi e neglizhencë”.

Siç rezultoi më tej, 64  vjeçari Alain, kishte probleme me patentën e fluturimit, prej një gjendjeje të papërcaktuar shëndetësore, por ai përsëri ishte ngritur me avion.

Zhvillimi vjen pasi edhe një parashutist britanik humbi jetën pas lëshimit nga maja 400-metra e lartë e një mali në Itali.

65 vjeçari Mark Andrews, nga  Cornwall në lindje të Britanisë u vra në vend pas përplasjes së pashpjeguar me faqen e një mali në Trentino teksa ishte lëshuar me kostum fluturimi.

FOTO GALERI
1/3
Një pilot në Francë është ndaluar të fluturojë më pasi goditi duke i prerë kokën një parashutisti, me krahun e avioni të tij pas hedhjes në ajër.

Top Channel