Pas miratimit në parim në seancë parlamentare, projektbuxheti është kthyer në komisione për t’u diskutuar nen për nen.

Deputetët tashmë po dëgjojnë të gjitha kërkesat nga institucionet, ministritë apo njësitë vendore për më shumë fonde dhe për të bërë ndryshimet e fundit, përpara miratimi në tërësi në seancën e 7 Dhjetorit.

Në komisionin e ekonomisë, Buxheti filloi me debate, ndërsa deputetët opozitarë kundërshtuan mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.

“Votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që pretendon të anëtarësohet në BE“, u shpreh deputeti Edmond Spaho.

“Të vijojmë me atë që shqiptarët presin prej nesh, diskutimin e paketës fiskale dhe buxhetit“, tha Eduart Shalsi.

Ndërsa, komisioni i ekonomisë bëri prezantimin e ndryshimeve në paketën fiskale u vendos diskutimi i mëtejshëm i taksës së karbonit si dhe u propozuan përjashtime të tjera.

“Nuk jemi të bindur nëse kjo taksë është e nevojshme që të vendoset menjëherë tani në vitin 2024, pa pasur një studim real të impaktit dhe alternativat e tjera, të cilat skema mbështetëse e buxhetit të shtetit do t’i ndihmojë këta prodhues“, u shpreh Eni Zake.

“Unë mendoj që gratë dhe vajzat janë gjysma e popullsisë në vend. Mendoj që ne burrat i kemi një borxh shumë të madh. Duhet t’i kthejmë grave dhe vajzave diçka, sikurse është ky favor fiskal që po bëjmë për shëndetin e tyre”, tha Erion Braçe.

Në komisionin e ligjeve, ndërkohë u shtruan kërkesa nga kryetarët e bashkive, për më shumë fonde.

“Qarku i Fierit që ka filluar depozitimin e mbetjeve në incenerator që prej viti 2021, sepse na është rritur kosto e transportit prej inceneratorit, do të propozoja shtimin e fondit në programin e rrugëve rurale“, u shpreh kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa.

Qeveria, në formën e transfertës së pakushtëzuar dhe grante u ka akorduar bashkive 71 miliardë lekë gjatë këtij viti, që vjen me 10% rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA