Kanë dalë detaje të frikshme të vrasjes brutale të një 53-vjeçareje, nga partnerja e të birit.
17-vjeçarja Caitlin Koons vrau nënën e të dashurit 53-vjeçe, Nicole Jones, në Ohjo të SHBA-së me një gur. Sipas New York Post, në gjyq u zbuluan detaje nga vrasja që ndodhi në prillin e kaluar. Caitlin i tha Jonathanit se duhej të bënin diçka për nënën e tij sepse ajo po i pengonte të ishin bashkë dhe i dha atij pesë orë për të bërë diçka. Kur kaluan pesë orët, 17-vjeçarja doli nga shtëpia, mori një gur dhe e goditi disa herë në kokë 53-vjeçaren teksa ishte para frigoriferit dhe më pas e mbyti.
Mediat lokale në Ohajo raportuan se në momentin e vrasjes, 33-vjeçari ishte në divanin e shtëpisë dhe më pas e ndihmoi 17-vjeçaren të mbulonte gjurmët.
17-vjeçari dhe 33-vjeçari shkuan të dy në dyqane dhe blenë thasë plehrash, litarë për të mbështjellë trupin dhe pastrues për të fshirë gjurmët e gjakut nga kuzhina. Hapi i radhës i çiftit ishte të shkonin në një zonë banimi aty pranë dhe ta hidhnin trupin e 53-vjeçares në një kosh, duke menduat trupi nuk do të gjendej kurrë.
Pasi përfunduan përpjekjen e tyre për të mbuluar gjurmët e tyre, 33-vjeçari dhe 17-vjeçarja u larguan në Meksikë, ku u gjurmuan nga autoritetet amerikane. Pasi u kap nga policia adoleshentja ka pranuar vrasjen, ndërkohë që detajet janë konfirmuar edhe nga të dhënat e GPS në telefonin dhe orën e 33-vjeçarit. 17-vjeçarja përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, manipulimit të provave dhe përdhosjes së një kufome.
Top Channel