Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth”, thekson policia.

Një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende detaje të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA