“Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit 04/07 11:03
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga Leskovik-Ersekë, ku punimet janë drejt fundit.
Rama shkruan se ky aks do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe ‘do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë’.
“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë“- shkruan Rama në rrjetet sociale.
Top Channel