BRICS, presidenti i Brazilit dënojnë dhunën pa diskriminim ndaj civilëve në Gaza (fotot)

21/11/2023 19:08

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se “aktet barbare të Hamas nuk justifikojnë përdorimin e forcës madhore dhe pa diskriminim ndaj civilëve”, teksa merrte pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të aleancës BRICS për Gazën.

Ai bëhet kështu lideri i më i fundit i BRICS që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare në Gaza, në samitin ku Afrika e Jugut akuzonte Izraelin për krime lufte dhe gjenocid.

Takimi virtual u mbajt në Pretoria ku vendet e grupit BRICS si Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut dhanë përgjigjen e tyre të përbashkët për konfliktin brutal Izrael-Hamas.

Në deklaratën në përfundim të samitit, grupi tha: “Ne bëjmë thirrje për armëpushim humanitar, të qëndrueshëm që të çojë drejt fundin të luftimeve”.

“Ne përsërisim mbështetjen për përpjekjet rajonale e ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve dhe lejimin e ndihmës humanitare”.

Bombardimet izraelite në Gaza kanë nisur që prej sulmit të Hamas ku u vranë rreth 1,200 njerëz kryesisht civilë më 7 tetor, që ishte më i rëndi ndonjëherë në Izrael.

Ndërkohë në fushatën e bombardimeve mbi zonat civile në Gaza kanë vdekur rreth 13 000 njerëz, shumë prej tyre fëmijë.

Presidenti afrikano-jugor Cyril Ramaphosa tha në samit: “Ky dënim kolektiv që u jepet civilëve palestinezë me anë të forcës anti-ligjore që përdor Izraeli, është një krim lufte. Mohimi i qëllimshëm i mjekimeve, ushqimit e ujit për rezidentët në Gaza është i barazvlefshëm me gjenocid.”

FOTO GALERI
1/3
Në deklaratën në përfundim të samitit, grupi tha: "Ne bëjmë thirrje për armëpushim humanitar, të qëndrueshëm që të çojë drejt fundin të luftimeve”.

Top Channel