Transportuesja turke fundoset në brigjet e Detit të Zi, 1 i vdekur e 11 të humbur nga ekuipazhi (fotot)

20/11/2023 18:35
Foto ilustruese

Trupi i një anëtari të ekuipazhit të një anijeje me flamur turk është gjetur sot pas humbjes së kontakteve me mjetin gjatë stuhisë në brigjet veriore, njoftonin autoritetet turke.

Agjencia vendase Anadolu tha se dje u humbën kontaktet me transportuesen Kafkametler, e cila kishte ekuipazh turk prej 12 marinarësh.

Teksa ishte në detin e Zi mjeti  u bllokua në cekësirtë në Zonguldak “prej kushteve të këqija të motit e të detit,” sipas ministrit të brendshëm Ali Yerlikaya.

Grupe kërkimi nga ajri e deti u derguan menjëherë pas përmirësimit të kushteve të motit ndërsa zyrtarët shtonin se trupi i një anëtari të ekuipazhit u gjet më vonë në bregdetin e provincës Eregli.

“Operacionet e kërkimit e shpëtimit vijojnë në det dhe në bordin e anijes së bllokuar”, shtonin ata.

Ministri Yerlikaya tha se transportuesja ishte fundosur pas përplasjes me një barrierë detare gjatë stuhisë, por detajet e ngjarjes nuk janë të qarta. Mjeti ishte nisur nga Zonguldak drejt provincës Izmir në detin Egje.

Ministri i transporteve Abdulkadir Uraloglu, tha se mjeti Kafkametler kishte dhënë një sinjal alarmi mëngjesin e sotëm, ndërsa kërkimet vijojnë nga ajri e deti.

FOTO GALERI
1/2
Transportuesja Kafkametler kishte nje ekuipazh turk prej 12 marinarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA