Shfaqet filmi në Kanada! “Në Kuadër Të Dashurisë” edhe për shqiptarët përtej oqeanit

20/11/2023 12:26

“Në Kuadër të Dashurisë”, i cili ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit dha shfaqjen dje edhe për gjithë publikun shqiptar në Kanada.

Në “Innis Town Hall Theater” filmi mblodhi bashkë çdo shqiptar anembanë botës për të shijuar prodhimin fantastik të krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga Top Media.

“Në Kuadër të Dashurisë” shfaqi një larmi emocionesh që e bënë publikun të mbërthehet pas ekranit për t’u përfshirë në një komedi romantike të paharrueshme që të bën të dalësh nga realiteti!

Në Kuadër të Dashurisë po vazhdon gjithashtu të shfaqet për të gjithë artdashësit në kinema në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Britaninë e Madhe, në Zvicër, Greqi, Itali, Suedi dhe Luksemburg teksa premiera e radhës do të jetë më 25 Nëntor në Gjermani!

Top Channel