Në shtator, “kulmi i turizmit”/ Në veri vizitorët u shtuan me 2.2 herë! Në bregdet, 93%

20/11/2023 19:52

Shtatori zyrtarisht është bërë pjesë e sezonit turistik, përtej muajve tipik të verës.

Strukturat akomoduese kanë raportuar 300 mijë vizitorëve, rritje me 70% në krahasim me një vit më parë, ndërsa diferencën më të madhe e kanë bërë të huajt.

INSTAT thotë se rritjen më të fortë të vizitorëve e ka rajoni i Veriut me 2.2 herë, ndërsa në zonat bregdetare vizitorët u rritën me 93%.

Edhe netqëndrimet kanë ndjekur të njëjtin trend duke u rritur me 87.8%. Tek ky tregues diferencën e kanë bërë vendasit që kanë rritur me dy herë qëndrimet e tyre në struktura akomoduese, ndërsa rritje ka edhe nga të huajt.

Edhe netqëndrimet janë rritur më shumë në rajonin e Veriut, ku përfshihen Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra. Numri më i lartë i vizitorëve erdhën nga shtetasit e Kosovës, Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë. Edhe norma neto e shfrytëzimit, që tregon shfrytëzimin e kapaciteteve akomoduese në vend, tregon se 32% e tyre kanë qenë të zëna.

Këtu mungojnë ende deklarimet e shtëpive ditore me qira, që konsiderohet një treg i madh informal, duke marrë parasysh dhe mospërputhjen me shifrën e turistëve që sipas raportimeve ishin 1.1 milionë vetëm gjatë shtatorit. Ky treg i madh informal është bërë së fundmi pjesë e skemës së taksimit nga qeveria, ndërsa një ligj i ri synon të rregullojë certifikimin e tyre sipas standardeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA