“Në Kuadër të Dashurisë” zyrtarisht filmi më i ndjekur i vitit! Tjetër sukses i jashtëzakonshëm

20/11/2023 12:29

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji.
Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq. Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” është shfaqur përveç Shqipërisë, me shumë sukses edhe në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Britaninë e Madhe, Luksemburg, Belgjikë dhe së fundmi në Zvicër, në Itali por edhe së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinema Cineplexx në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. E pikërisht këtu, filmi më i dashur i momentit ka thyer një tjetër rekord.
“Në kuadër të dashurisë” është zyrtarisht filmi më i ndjekur i vitit. Pas tij, renditen “Policë për kokë” apo “Barbie”. Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit. Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në www.filmstop-channel.tv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA