“Në Kuadër Të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit.
Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.
Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinema Cineplexx në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri.
Filmi më i komentuar i momentit vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi. E tashmë “Në kuadër të dashurisë” ka një tjetër arritje…
Filmi “Në kuadër Të Dashurisë” vazhdon të kryesojë renditjen e filmave më të ndjekur në Cineplexx për 6 javë radhazi. Në këtë mënyrë ai ka lënë pas premierat më në zë të Hollywood-it, duke përmendur kështu “Killers of the Flower Moon”, “Jericho Ridge”, “After Everything”, por dhe filmat hit “Barbie” apo “Oppenheimer” që kanë bërë bujë kudo në botë.
Top Channel