Studentja shqiptare, Emira Selimi e cila mori nismën për të hapur bibliotekën e parë shqipe në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, vendlindjen e alfabetit shqip, ka qenë pasditen e sotme përmes një lidhjeje skype në emisionin “Ftesë në 5”.
Mes lotësh dhe emocionesh të forta, Emira tregoi se si jeta e saj është në rrezik që prej ditës kur bëri publik nismën.
Ajo pohoi se ka marrë kërcënime dhe shantazhe në mënyrë të vazhdueshme, duke përmendur dhe indiferentizmin e institucioneve lokale në Manastir.
15.000 libra shqip, sipas saj, nuk lejohen të kalojnë kufirin për në bibliotekë, sepse këto libra konsiderohen si rrezik.
Ndër të tjera ajo tregoi se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pasur të vështirë të kalojë librat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Top Channel