Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, ku një makinë është përplasur me një motomjet.
Makina tip “Ford” me drejtues 63-vjeçarin B.J nga Pogradeci, ka përplasur motomjetin i cili drejtohej nga një 18-vjeçar F.M banues në fshatin Zvirinë. Ky i fundit udhëtonte me motomjetin pa targa dhe pa lejë drejtimi.
Në pranga u vendos drejtuesi i automjetit 63-vjeçar, ndërsa i riu është vënë nën hetim. Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 17-vjeçar, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, të cilët aktualisht ndodhen në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel