Kanë nisur të gjejnë zbatim projektet e qeverisë për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese. Kryeministri Rama ka ndarë sot me ndjekësit pamjet e pastrimit dhe rehabilitimit të kanaleve kulluese në Libofshë të Fierit.

Rama shprehet se ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore.

Përmes rehabilitimit të sistemeve të kullimit, synohet parandalimi i përmbytjeve por edhe rritja e produktivitetit të tokave bujqësore. Prandaj edhe në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritja e mbështetjes për investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat për t’i paraprirë kërcënimeve të faktorit klimatik.

Bëhet fjalë për një fond prej 2.55 miliardë lekësh që do shërbejë për menaxhimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit, për përmirësimin e ujitjes në rreth 8000 hektarë tokë bujqësore dhe rehabilitimin dhe ndërtimin e 10 km argjinatura kryesisht në lumenj.

Po ashtu fondi prej 2.55 miliardë lekësh do shërbejë për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytja e tokave bujqësore si dhe për investime emergjente në mbrojtjen e digave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA