Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë vënë në pranga F. M., 62 vjeç dhe B. K., 56 vjeç për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
62-vjeçari, banues në Sarandë, u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërsa, 56 vjeçari me iniciale B.K., banues në Gjirokastër, u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasit A. F., 32 vjeç dhe S. A., 48 vjeç, pasi janë konstatuar duke ofruar shërbimin taksi, me automjetet e tyre private, pa licencë dhe pa u regjistruar në organet kompetente. Si dhe është proceduar penalisht edhe një person i tretë, A. N., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grusht shtetasin S. Gj., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel