Tre aksidente brenda pak orësh/ Humb jetën këmbësori në Krujë! Shtatë të plagosur në Fier dhe Korçë

19/11/2023 21:50

Pesë persona u plagosën në një aksident që ndodhi sonte në aksin Fier – Patos.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Si pasojë, u lënduar shoferët e mjeteve “Ford” dhe “Benz” si dhe tre pasagjerë. Sikurse duket nga pamjet, mjetet janë shkatërruar si pasojë e përplasjes së fortë. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo arsye të të tjera që shkaktuan aksidentin.

Ku është aksidenti i tretë, që raportohet brenda pak orësh në vendin tonë këtë të diel.

Në fshatin Nikël, në Krujë, një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një 23-vjeçar përplasi një 77-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend. I moshuari ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë shpejtësia e lartë por dhe kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e viktimës.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks pati vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë pak minuta më herët, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit një automjet tip “Ford” u përplas me një motor me të cilin po lëviznin dy të rinj, njëri prej të cilëve 17-vjeç.

Nga aksidenti, u plagosën rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Mësohet se njëri prej të plagosurve, për shkak të hemorragjisë së brendshme u nis drejt Tiranës. Ndërkohë drejtuesi I mjetit edhe në këtë rast u shoqërua drejt komisariatit, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA