Tiranë/ Iu prezantua si zyrtar i lartë për t’i marrë biznesmenit 200 mijë euro, në pranga 42-vjeçari (Emri)
19/11/2023 09:18
42-vjeçar Arjan Ballcaj është vënë në pranga pasi tentoi të mashtronte një biznesmen për të përfituar 200 mijë euro.
I arrestuari, banues në Kamëz, iu prezantua personit që do i merrte paratë si zyrtar i lartë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”, u sekuestrua një automjet dhe telefon.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel