Temperaturat ekstreme në Brazil, Taylor Swift merr vendimin e papritur

19/11/2023 13:41

Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift në një story në Instagram njoftoi se koncerti i saj i dytë në “Rio de Zhaneiro”, do të shtyhet për shkak të temperaturave të larta.

“Po e shkruaj këtë nga dhoma ime e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e shfaqjes së dytë për shkak të temperaturave ekstreme në Rio. Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, artistëve të tjerë dhe ekuipazhit duhet të jetë gjithmonë e para. Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fanse sonte para shfaqjes sime.

Unë nuk mund t’ua tregoj se sa e shkatërruar jam nga kjo. Dua të them tani se e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj .Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil”, shkroi ajo mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë turneut “Eras” në Brazil është raportuar se ka ndodhur një incident ku një fanse ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Kjo ngjarje ka bërë që Swift të tregojë solidaritet për humbjen e fanses së saj braziliane, Ana Clara Benevides.Sipas gazetës braziliane “Folha de S.Paulo” thuhet se viktima ka pritur me orë të tëra në temperatura të larta.

Ndërsa ka arritur të ulej në sediljen e saj është raportuar se i ka rënë të fikët për shkak të temperaturave ekstreme ku më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ende mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet koncerti i saj i dytë pasi organizatorët janë kursyer me detajet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA